Kronika 7 January 2025, 16:20 Nga VNA

"Metamorfoza", avokatët kërkojnë kohë për procesin deri sa GJK të zbardhë vendimin për SKY ECC

Ndaje në Whatsapp
"Metamorfoza", avokatët kërkojnë kohë për

Në Gjykatën e Posaçme ka nisur gjykimi në themel ndaj të pandehurve të dosjes "Metamorfoza". Në seancë nuk ishte i pranishëm biznesmeni Pëllumb Gjoka, por ai u përfaqësua nga avokatët e tij, Ylli Manjani dhe Gurali Brahimllari. Të dy mbrojtësit kërkuan që procesi të shtyhej në afatin maksimal, me qëllim pritjen e zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka rrëzuar kërkesën e Gjokës për papërdorshmëri të përgjimeve nga aplikacioni i koduar SKY ECC.

Avokati i ish-shefit të policisë, Adrit Hasanbegaj, kërkoi gjithashtu shtyrjen e procesit, duke argumentuar nevojën për kohë shtesë për të përgatitur një mbrojtje efektive. Seanca e radhës u caktua për datën 21 janar.

Në kuadër të dosjes "Metamorfoza", u goditën disa grupe kriminale, përfshirë grupin "Bajri", ndërsa u vu në pranga investitori strategjik Pëllumb Gjoka. Ndaj tyre rëndojnë dyshimet për vrasje apo plane për kryerjen e vrasjeve të eksponentëve të tjerë të krimit, përfshirë Ibrahim Licin, kreun e grupit kundërshtar të "Bajrave".

 

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme