Politika 25 October 2024, 12:57 Nga VNA

Plarent Ndreca merret i pandehur nga SPAK, i komunikohet akuza

Ndaje në Whatsapp
Plarent Ndreca merret i pandehur nga SPAK, i komunikohet akuza

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur deputetin socialist Plarent Ndreca. Akuza për "shkelje të barazisë në tendera" i është komunikuar përmes avokatit të tij, Ermal Yzeiraj. Ndreca akuzohet për abuzim me një tender për rikonstruksionin e katër komisariateve gjatë kohës kur mbante pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme.

Njoftimi

Duke iu përgjigjur interesit të gjerë publik, ju komunikojmë se më dt.25.10.2024, të pandehurit, Plarent Ndreca, i është komunikuar, përmes avokatit të tij, përfundimi i hetimeve për procedimin penal nr.240/2021 për veprën penale _“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”,_ parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal. Më shumë detaje do të vijojnë në një moment të dytë.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme