Politika 24 October 2024, 20:29 Nga VNA

E ngarkuara me Punë e SHBA takohet me kreun e AMP-së, ambasada amerikane zbardhen diskutimet

Ndaje në Whatsapp
E ngarkuara me Punë e SHBA takohet me kreun e AMP-së, ambasada

E ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn, u takua sot me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Florian Sulejmani. Gjatë takimit, ajo vlerësoi angazhimin e tij dhe të AMP-së për integritet dhe profesionalizëm, veçanërisht në lidhje me procesin e vetting-ut, hetimeve dhe inspektimeve.

Ambasada amerikane njoftoi se VanHorn dhe Sulejmani diskutuan përpjekjet e AMP-së për të forcuar ndërveprimin me komunitetin, aftësitë e saj të mbikëqyrjes dhe njësinë e poligrafit. Po ashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit me agjenci të tjera shqiptare për të rritur llogaridhënien dhe transparencën në radhët e zyrtarëve të zbatimit të ligjit.

“Ata vunë në dukje rëndësinë e reagimit të AMP-së ndaj ankesave publike si një mënyrë për të forcuar besimin e publikut dhe sundimin e ligjit – thelbësore për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Drejtori i Përgjithshëm falënderoi ICITAP-in për përkushtimin e tij për ndërtimin e kapaciteteve dhe profesionalizmit brenda AMP-së, si dhe për kontributet në pajisje, IT, dhe për ekspertizën e Ekipit Këshillimor të AMP-së, i cili është i integruar në Ministrinë e Brendshme. Që nga viti 2020, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar ndihmë teknike, trajnim dhe mentorim për AMP-në përmes Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të Drejtësisë së SHBA, në mbështetje të misionit të saj për përparimin e mbikëqyrjes policore, llogaridhënies dhe sundimit të ligjit”, njofton ambasada e SHBA.

 

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme