Sociale 12 January 2025, 20:30 Nga VNA

Përkeqësimi i motit në vend: Rrugë të bllokuara dhe ndalime në lundrim

Ndaje në Whatsapp
Përkeqësimi i motit në vend: Rrugë të bllokuara dhe

Ministria e Mbrojtjes informon mbi situatën aktuale të krijuar nga moti i keq në vend. Reshjet e dendura të borës dhe shirat kanë shkaktuar bllokime të disa akseve rrugore dhe vështirësi në transport.

Gjendja në akset rrugore:

•Dibër: Rruga e “Arbrit” është e pakalueshme për shkak të borës. Disa qendra administrative, përfshirë Lurën, Selishtën, Luzninë, Kalën e Dodës dhe Zall Dardhën, janë të bllokuara.

•Bulqizë: Njësitë administrative Ostren dhe Trebisht janë të izoluara.

•Klos: Rrugët dytësore drejt Suçit, Gurit dhe Xibrit janë bllokuar.

•Mat: Disa fshatra që lidhen me qendrat administrative Macukull, Lis, Derjan dhe Komsi janë të bllokuara.

•Krujë dhe Tiranë: Aksi Cudhi Kamp-Qafështamë dhe rruga drejt Shëngjergjit paraqesin vështirësi për shkak të dëborës.

•Vlorë: Niveli i ujit në rrugët e qytetit është rritur, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.

Rekomandime: Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje qytetarëve të përdorin goma dimërore, të lëvizin me kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Situata në porte:

•Në portin e Durrësit, lundrimi i anijeve të vogla dhe trageteve të linjës Durrës-Bari-Durrës është ndaluar.

•Në portin e Vlorës, nuk janë raportuar probleme për lundrimin e anijeve.

Gjendja e lumenjve dhe rezervuarëve:

Lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave normale dhe nuk paraqesin rrezik për përmbytje.

Parashikimi i motit:

Sipas Institutit të Gjeoshkencës dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e dëborës do të përfshijnë zonat Veriore, Verilindore, Qendrore dhe Juglindore gjatë pasdites dhe ditës së nesërme. Temperaturat do të ulen ndjeshëm, duke arritur:

•Bregdet: 5° / 12°C

•Zona të ulëta: 5° / 10°C

•Zona malore: -4° / 4°C

Era pritet të fryjë e fortë në veri dhe bregdet, ndërsa ngricat mund të krijojnë vështirësi në transport. Strukturat përkatëse janë në gatishmëri për të menaxhuar çdo situatë emergjente.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme