Politika 7 July 2026, 15:50 Nga VNA

Përdorimi nuk ka kufi/ Parlamenti pret, por Kanye jo, Ministrja e Shtetit kthehet në menaxhere PR-i

Ndaje në Whatsapp

Nëse keni menduar se Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin merret me ligje dhe interpelanca, postimi i fundit i ministres Erjona Ismaili ju tregon sa gabim jeni. Sot, zyra e saj ka një prioritet tjetër madhor: promovimin e koncertit privat të Kanye West në Tiranë.

Në një njoftim plot entuziazëm, ministrja merr përsipër të bëjë zëdhënësen e eventit, duke na renditur me saktësi statistikat e karrierës së reperit dhe duke na siguruar se "stadiumi 60-mijësh" po ngrihet pa asnjë lek nga buxheti i shtetit.

Dhe këtu absurditet arrin kulmin. Nëse ky koncert është 100% një biznes privat dhe nuk ka asnjë lidhje me paratë publike, pse makineria propagandistike e qeverisë – deri te ministrja e Parlamentit – është vënë me kohë të plotë në shërbim të tij?

Fakti që një ministre e Republikës shndërron profilin e saj zyrtar në tabelë reklamash për një event komercial tregon qartë se si institucionet shtetërore janë vënë pa asnjë dorezë në dispozicion të interesave private. Kur ka kaq shumë ligje e probleme që presin në Kuvend, është sa qesharake aq edhe revoltuese të shohësh se si axhenda e qeverisë përcaktohet nga hashtag-u #YEinAlbania. Ndoshta në seancën e radhës, në vend të llogaridhënies, ministrja do të na bëjë edhe ndonjë analizë të albumit të fundit të Kanye-s.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme