Sociale 22 July 2025, 13:14 Nga VNA

Pasi betonizoi Tiranën cep me cep, Rama  shpallë luftë gomisterive

Ndaje në Whatsapp
Pasi betonizoi Tiranën cep me cep, Rama  shpallë luftë

Në kohën kur drejtonte Bashkinë e Tiranës, Edi Rama nisi "luftën" e tij kundër kioskave tek Parku Rinia. Më tej dihet si shkoi hapësira publike dhe ndërtimet në kryeqytet. Cep më cep të saj, Tirana është mbushur me ndërtesa "përbindësha" dhjetëra katësh, ku s'gjen më as sheshe pallatesh, as vend parkimi publik, aq më pak parqe apo kënde lojërash.

Sot, sërish, por në krye të Kryeministrisë, Edi Rama vijon me avazin e vjetër. Nuk sheh ndërtesat dhjetëra kate por syri kap estetikën, një gomisteri.

Për këtë ai shkruan në Facebook duke paralajmëruar ndërhyrje ndaj pikave të gomisterive që ofrojnë shërbime në rrugë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë theksoi se këto aktivitete nuk do të tolerohen më në territorin e Republikës së Shqipërisë, pasi cenojnë jetën e komunitetit.

Rama bëri të ditur se, krahas masave për hapësirat publike, do të ndërmerren dhe ndryshime ligjore për të ndaluar shpërdorimin e ujit të pijshëm për larje me zorrë.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

“Pikërisht! Nuk mund të ketë shërbim gomisterie në mes të rrugës, kufiri i biznesit mbaron aty ku fillon kufiri i jetës së komunitetit. Ndërkohë që do të merren masa të reja ligjore për shpërdorimin e ujit të pijshëm me zorrë për larje turlillo.”

Reagimi i kryeministrit në mos për fasadë është paralajmërim për një të ardhme që të sigurt, rezervon ndërtime të tjera, për të cilat thotë se ka thirrur ajkën e arkitektëve botërorë.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme