Sociale 21 July 2025, 13:41 Nga VNA

Denoncimi i "Qëndresa Qytetare": Universitetet në vend janë kthyer në Muze Plagjiaturash

Ndaje në Whatsapp
Denoncimi i "Qëndresa Qytetare": Universitetet në vend

42% e stafit akademik të Universiteteve janë pa Doktoraturë. Denoncimi vjen nga Qëndresa Qytetare, pas takimit të kryeministrit Rama me pedagogët e universiteteve. Sipas Qëndresës Qytetare, sot Bordi i Akreditimit në prezencë të Kryeministrit ekspozoi bunkerizimin dhe degradimin e Universiteteve Publike në vend, pasi Universitetet janë kthyer në Muze Plagjiaturash. QQ kërkon që Vettingu në Universitete duhet bërë nga SPAK dhe Komisioni Parlamentar i Arsimit, pasi Universitet Publike në vend janë kthyer çerdhe korrupsioni dhe nepotizmi. Postimi Qëndresa Qytetare: Universitetet në vend janë kthyer në Muze Plagjiaturash.

QQ: Vettingu i Rektorëve dhe dekanëve, emergjencë në arsim.

Sot Bordi i Akreditimit në prezencë të Kryeministrit ekspozoi bunkerizimin dhe degradimin e Universiteteve Publike në vend.

Kthimin e Universiteteve në Muze Plagjiaturash ku për Katedrën e Korrupsionit hidhen më shumë fonde se për kërkimin shkencor Qëndresa Qytetare e ka denoncuar prej vitesh, denoncime që i ka paguar me përballje gjyqësore me Universitetin e Tiranës.

7 Universitete Publike në vend në vitin akademik 2023-2024 shpenzuan 88 milionë euro, ku shumica e parave shkuan për paga, udhëtime e mobilime zyrash.

Qëndresa Qytetare ka denoncuar faktin se 42%  e stafit akademik të Universiteteve janë pa Doktoraturë, teksa Laboratorët janë thjesht projekte në letër, për të cilat janë zhvatur fondet, por laboratorët nuk janë efiçentë. Kurrikulat nuk lidhen me tregun e punës dhe Universitetet shqiptare rankohen të fundit në rajon sa i përket cilësisë.

Duke marrë shkas nga precedenti i ish Rektorit të Mjekësisë dhe dosjes së Universitetit Bujqësor, Qëndresa Qytetare vlerëson se Vettingu në Universitete duhet bërë nga SPAK dhe Komisioni Parlamentar i Arsimit, pasi Universitet Publike në vend janë kthyer çerdhe korrupsioni dhe nepotizmi.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme