Sociale 19 July 2025, 18:18 Nga VNA

Folklori elektoral dhe fatura e rigonit: Historia e Bardha Nesturajt, ish-kandidate e PS

Ndaje në Whatsapp

Bardha Nesturaj, tregtarja e njohur nga tregu i Sarandës që u bë virale pas përplasjes me një inspektor tatimor për mungesën e faturës së rigonit të mbledhur në mal, nuk është një emër i panjohur për qytetin. Prej më shumë se tre dekadash ajo është një figurë e njohur në treg, por edhe në politikën lokale: në zgjedhjet e vitit 2015, Bardha u kandidua nga Partia Socialiste për në Këshillin Bashkiak, me këmbënguljen e Koço Kokëdhimës, si përfaqësuese e komunitetit egjiptian.

 

Historia e saj, që përplaset mes tezgës dhe rregullave absurde të administratës, ka rikthyer në vëmendje jo vetëm realitetin e tregtarëve të vegjël, por edhe mënyrën si politika shqiptare përpiqet ta zbukurojë listën e emrave për të plotësuar kuotat dhe folklorin elektoral. Bardha mbetet një simbol i një Shqipërie që përpiqet ti mbijetojë sistemit të shëmtuar dhe grabitqar të politikës.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme