Sociale 20 July 2025, 16:51 Nga VNA

Betoni te kompleksi Delijorgji nuk është problem për kryeministrin, karriget dhe tendat e lokaleve po

Ndaje në Whatsapp
Betoni te kompleksi Delijorgji nuk është problem për

Kryeministri ka shpërndarë së fundmi në faqen e tij zyrtare pamje nga një tjetër aksion për lirimin e hapësirave publike të zëna, këtë herë në zonën e njohur të kompleksit “Delijorgji” në Tiranë. Ajo që bie në sy nuk është prania e betonit masiv në këtë zonë, por fakti që vëmendja e aksionit është përqendruar vetëm te disa karrige dhe tenda lokaleve.

Pra, betoni i përhershëm nuk shqetëson, por mobiliet e përkohshme po.

Kompleksi Delijorgji, një ndër ndërtimet më të mëdha në zonën midis Unazës dhe rrugës “Kavajës”, është një simbol i betonizimit të Tiranës, i nisur në kohën kur Edi Rama ishte kryetar bashkie dhe i konsoliduar më pas edhe si kryeministër. Me mijëra metra katrorë janë betonuar aty, në një zonë që dikur ishte hapësirë e lirë urbane dhe me funksione publike.

Sot, ndërkohë që pallatet shumëkatëshe qëndrojnë të patrazuara, goditja institucionale përqendrohet te tenda e një bari apo disa karrige të nxjerra jashtë nga një lokal. Pyetja lind vetvetiu: a është ky një aksion për hapësirat publike apo një shfaqje selektive për rrjete sociale?

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme