Bota 30 December 2024, 21:33 Nga VNA

Paketa prej 2.5 miliardë dollarësh nga SHBA, Zelensky: Ndihma vjen në një kohë kritike për vendin

Ndaje në Whatsapp
Paketa prej 2.5 miliardë dollarësh nga SHBA, Zelensky: Ndihma vjen

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar për herë të parë pasi Joe Biden njoftoi paketën e re ndihmëse për Ukrainën.

Zelensky wshtw shprehur se ndihma shtesë prej 2.5 miliardë dollarësh për sigurinë ka ardhur në një kohë kritike dhe do të ndihmojë në forcimin e mbrojtjes ukrainase përgjatë vijës së frontit.

“Çdo akt solidariteti nga partnerët tanë shpëton jetë, forcon pavarësinë dhe qëndrueshmërinë tonë. Kjo dëshmon gjithashtu se demokracitë janë më të forta se agresorët autoritarë”, tha Zelensky në një postim në X.

Njoftimi i Biden për ndihmën e re të SHBA përfshin 1.25 miliardë dollarë ndihmë ushtarake nga stoku i SHBA dhe një paketë 1.22 miliardë dollarësh të Iniciativës së Ndihmës Ushtarake (USAI) për Ukrainën, paketa e fundit e USAI nën presidencën Biden.

Sipas USAI, pajisjet ushtarake blihen nga industria e mbrojtjes ose partnerët dhe jo nga rezervat amerikane, që do të thotë se mund të duhen muaj apo edhe vite për të arritur në fushën e betejës.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme