Sociale 6 August 2026, 19:15 Nga VNA

Pacolli: Policia na bllokoi me urdhër “nga lart”, pajisjet milionëshe në Aeroportin e Vlorës po shkatërrohen

Ndaje në Whatsapp
Pacolli: Policia na bllokoi me urdhër “nga lart”, pajisjet

Pasi deklaroi se "koha e emocioneve ka kaluar" dhe se çështja u ka kaluar zyrtarisht avokatëve, Behgjet Pacolli zbardhi prapaskenat e bllokimit të Aeroportit të Vlorës, duke denoncuar se Policia e Shtetit e pengoi fizikisht kompaninë të hyjë në kantier me pretendimin se vepronin "me urdhër nga lart".

Kreu i "MABCO" e quajti absurditet akuzën e ministrisë për vonesa në punime ndaj një investitori të bllokuar me forcë, ndërsa ngriti me forcë alarmin se pajisjet me vlerë miliona euro po degradojnë pa mirëmbajtje teknike dhe se ky është projekti i parë në historinë e "Mabetex" që dështon për shkak të vetëgjyqësisë, gjyqtarëve të ndikuar dhe shkeljeve ligjore të institucioneve shqiptare.

Postimi i plotë

Tani koha e emocioneve ka kaluar!

Që nga muaji mars, i jemi drejtuar çdo ditë institucioneve shtetërore, si palë kontraktuese, duke kërkuar që të përmbushin detyrimet e tyre kontraktore, të krijojnë kushtet e nevojshme dhe të mundësojnë qasjen tonë në kantier, në mënyrë që të përfundonim edhe ato punimet të mbetrura dhe ta vinim aeroportin në operim.

Njëkohësisht, u kemi kërkuar vazhdimisht organeve të drejtësisë, në të gjitha format ligjore, të zhvillojnë hetime të plota, të pavarura dhe të paanshme për të identifikuar dhe nxjerrë para përgjegjësisë personat që shkaktuan këtë situatë dhe që çuan në krijimin e një prej skandaleve më të rënda që ka prekur ekonomin e vëndit.

Kemi kerkuar cdo mundësi për të evituar një Arbitrazh që do të jet shumë i rendë për palët.
….Plotësishtë jam dakord me vlerësimin e avokatit tim që thot se “koha e emocioneve ka kaluar”!

Ne kemi një kontratë koncesioni të lidhur në përputhje me legjislacionin shqiptar, me parimet e së drejtës tregtare dhe me standardet ndërkombëtare. Kjo kontratë është krijuar për të prodhuar efektet e saj juridike dhe ekonomike përmes ndërtimit, përfundimit dhe operimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Për fat të keq, kjo kontratë nuk u lejua të arrinte fazën e operimit dhe, rrjedhimisht, të realizonte objektivin për të cilin ishte lidhur. Për këtë arsye, të drejtat që burojnë prej saj do të kërkojnë mbrojtje përmes mekanizmave ligjorë dhe gjyqësorë.

Në këtë fazë nuk ka më vend për emocione. Ka vetëm fakte, dokumente dhe detyrime kontraktore. Të gjitha provat që posedojmë do t’u paraqiten përfaqësuesve ligjorë dhe gjykatave kompetente, të cilat do të vlerësojnë përgjegjësitë e secilës palë.

Prej muajsh kemi kërkuar, me shkresa zyrtare, deklarata publike, (takimet me në janë refuzuar), vetëm një gjë: të na lejohej qasja në kantier për të përfunduar punimet ashtu si është e paraparë në kontratën e koncesionit. 
Për tërë kohën kjo nga MIE është mohuar.

Si pasojë, një objekt me vlerë të jashtëzakonshme është lënë pa mirëmbajtjen minimale teknike. Pajisjet, instalimet dhe sistemet e ndjeshme kanë mbetur të ekspozuara ndaj kushteve atmosferike dhe mungesës së funksionimit, me rrezik të dëmtimit ose humbjes së garancive të prodhuesve.

Në të njëjtën kohë, kompania jonë është privuar nga e drejta për të kryer edhe veprimet më elementare për ruajtjen dhe përfundimin e investimit. Aeroporti ishte në fazën përfundimtare të realizimit. Mbeteshin instalimi i disa sistemeve, testimet përfundimtare, pastrimi dhe përgatitja për operim.

Ndërkohë, sot argumentohet se projekti është në vonesë. Është e pamundur të kërkohet përgjegjësi për vonesa nga një kompani që për muaj të tërë është penguar nga policia e shtetit,  fizikisht të hyjë në kantier dhe të kryejë punën për të cilën ishte kontraktuar.

Ky është projekti i parë në historinë e Mabetex që nuk ka arritur të përfundohet. Jo për mungesë kapaciteti teknik, financiar apo profesional, por sepse kompania u privua nga e drejta për të vazhduar punimet. 
Ky fakt përbën një dëm të konsiderueshëm jo vetëm financiar, por edhe reputacional për kompaninë.

Po ashtu, është me rëndësi të theksohet se pengesat nuk kanë ardhur si rezultat i një mosmarrëveshjeje të zakonshme ndërmjet ortakëve. Bllokimi fizik i kantierit, pengimi i qasjes dhe moszbatimi i detyrimeve kontraktore janë çështje që kërkojnë një HETIM  të plotë institucional dhe ligjor.
MABCO NË KËTE STORIE ËSHTË DASHUR TË MBROHET NGA TENTATIVAT PER MASHTRIM, VENDIMET KONTRADIKTORE DHE  JOLIGJORE TE GJYKATESVE TË NDIKUAR, INDIFERENCA APO MBESHTETJA INSTITUCIONALE TE PERSONAVE QE VEPRONIN JASHTELIGJESHEM DHE ME VETËGJYGJESI

Sa herë kemi kërkuar sqarime nga autoritetet përgjegjëse për arsyen e pengimit të qasjes, përgjigjja ka qenë se vepronin “me urdhër”. Pikërisht për këtë arsye kemi kërkuar vazhdimisht një hetim të plotë institucional për të përcaktuar përgjegjësitë dhe për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë çuar në këtë situatë.

Jam i bindur se në një proces të rregullt ligjor, kombëtar ose ndërkombëtar, faktet, dokumentet dhe provat do të flasin vetë. 
Tani është rruga e vetme për të mbrojtur të drejtat tona  për të sqaruar plotësisht atë që ka ndodhur me këtë investim.

Ua kemi borxh qytetareve te Shqiperise te bejme transparente cdo dokument dhe fakt si, kur, ku dhe pse ka ndodh pergjithe rrugetimit tonë legal,

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme