Kronika 6 December 2024, 10:16 Nga VNA

Nuk paguan detyrimet tatimore, Prokuroria Fier dërgon për gjykim shoqërinë dhe administratorin e saj

Ndaje në Whatsapp
Nuk paguan detyrimet tatimore, Prokuroria Fier dërgon për gjykim

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionittë Përgjithshëm Fier, ka përfunduar hetimet dhe dërgoi nëgjyq shoqërinë ‘E….’ shpk dhe administratorin e saj, shtetasin A.K., për veprën penale ‘Mospagimi i taksave dhe tatimeve’, parashikuar nga neni 181 i Kodit Penal.

Nga hetimet në kuadër të procedimit penal nr.176 datë14.02.2020, u provua se shoqëria “E….” Sh.p.k., ushtronveprimtarinë e saj tregtare me objekt të veprimtarisë ndër tëtjera “Projektimi dhe zbatime të ndërtimit të banesaveshumekatëshe, veprave rrugore dhe infrastukturore, ndertimecivile e industriale, etj”. Gjatë ushtrimit të veprimtarisë ndajshoqërisë kanë lindur detyrime tatimore të cilat nuk janëpaguar me një vlerë totale prej 8,884,799 lekësh.

Hetimet provuan se megjithëse ndaj këtij subjekti ishteevidentuar një detyrim tatimor, ishin marrë masatadministrative në funksion të mbledhjes së detyrimit, nga ana e administratorit të shoqërisë nuk u shlye. Nga ana e prokurorisë u dokumentua fakti se, subjekti ka qënë në kushtete aftësisë paguese pasi, në llogarinë e subjektit janëtransferuar, derdhur, terhequr cash, shuma të konsiderueshmemonetare, gjatë kohës që detyrimi ka ekzistuar. Po kështu, udokumentua fakti se gjatë kësaj periudhe, administratori ishoqërisë, jo vetëm që nuk ka marrë masat e duhuara përshlyerjen e detyrimeve, por, se nga ana e tij janë kryerveprime aktive duke tërhequr cash nga llogaria bankare e shoqërisë vlera monetare, menjëherë sapo shumat derdheshinnë llogari.

Në përfundim të hetimeve mbështetur në ligjin nr.9754, datë14.6.2007, “Për përgjegjësinë penale të personave juridik”, sidhe nenit 181 të Kodit Penal, Prokuroria pranë Gjykatës sëShkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka dërguar për gjykim procedimin penal nr.176 vitit 2020, nëngarkim të pandehurve shoqëria “E…” Sh.p.k., dheadministratorin e saj shtetasin A.K. me akuzën për kryerjen e veprës penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” parashikuar nga neni 181 i Kodit Penal.                          

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për vijimin e hetimeve të grupveprat që lidhen me taksat dhe tatimet dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore që subjektet kanë ndaj shtetit.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme