Politika 5 February 2025, 14:25 Nga VNA

Në rrezik vota e diasporës/ Berisha vendos kushte për dokumentat e emigrantëve

Ndaje në Whatsapp
Në rrezik vota e diasporës/ Berisha vendos kushte për dokumentat

Vota e diasporës vendoset seriozisht në rrezik pas qëndrimit të Partisë Demokratike për të mos votuar amendamentet e paraqitura nga komisioneri Celibashi lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Sali Berisha deklaroi sot se “Asnjë votim dhe asnjë ndryshim nuk bëjmë nëse nuk pranohet ky amendament i yni. Janë bërë edhe 2-3 të tjera, por harrojini. Për ne ky është kushti. Nëse duan t’i votojnë bashkë me këtë, jemi dakord. Vota e diasporës vihet shumë në rrezik nëse ti përjashton ⅔ e shqiptarëve jashtë vendit. Këta e dinë që diaspora i urren. Këta tani e kuptuan. Menduan se do ishte ndryshe, por po u del krejt tjetër”.

Ndërkohë që qeveria dhe opozita kanë nisur takimet e shpeshta në diasporë, demokratët kanë ndryshuar qëndrim nga ai fillestar, ku bashkë me PS votuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor për votën e emigrantëve. Tashmë duket se edhe afatet kohore nuk lënë më hapësirë për të bërë ndryshime që mund të reflektohen në procesin e votimit të emigrantëve shqiptarë në zgjedhjet e 11 majit.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme