Politika 5 February 2025, 13:23 Nga VNA

Vizita në Berlin, Berisha: Gjermania po pret fitoren e Partisë Demokratike

Ndaje në Whatsapp
Vizita në Berlin, Berisha: Gjermania po pret fitoren e Partisë

Sali Berisha, deklaroi pas kthimit nga Berlini se udhëtimi i tij ishte drejt fitores. Ai theksoi mbështetjen e CDU-së për PD-në dhe shprehu se kjo forcë politike pret me padurim që PD të fitojë zgjedhjet. Berisha theksoi vlerat e përbashkëta me CDU-në dhe nënvizoi se kjo është esenca e fitores.

"Dhe unë mund t’u them demokratëve dhe shqiptarëve, se partia më e fuqishme e Europës, presidenti i të cilës merr në pak javë timonin e shtetit udhëheqës të Europës, Friedrich Merz, presin me padurim fitoren e PD. Dëshirojnë fitoren e kësaj force politike si një forcë me të cilën ndajnë vlera të përbashkëta," tha Berisha.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme