Politika 4 February 2025, 15:33 Nga VNA

"Babalja", Gjykata e Lartë cakton datë për procesin ndaj Ervin Salianjit

Ndaje në Whatsapp
"Babalja", Gjykata e Lartë cakton datë për procesin

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 11 mars për shqyrtimin e çështjes penale ndaj ish-deputetit Ervin Salianji, i dënuar me 1 vit burg për kallëzim të rremë. Dosja do të trajtohet nga kolegji penal, me relator Sokol Binajn.

Salianji u shpall fajtor për kallëzim të rremë, pasi, sipas gjykatës, krijoi prova të falsifikuara kundër vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, me qëllim nisjen e ndjekjes penale ndaj tij.

Ai publikoi një audiopërgjim të pretenduar mes Geron Xhafajt dhe Albert Veliut, i njohur si "Babalja", ku flitej për çështje droge. Ky audiopërgjim u konsiderua mashtrim nga autoritetet.

Pas denoncimit të Salianjit, vëllai i Fatmir Xhafajt u largua në Itali, ku vuajti një dënim për trafik droge.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme