Sociale 9 June 2026, 07:47 Nga VNA

Në një vit, 33 mijë të rinj më pak... shtohen me 8.3% të moshuarit mbi 85 vjeç

Ndaje në Whatsapp
Në një vit, 33 mijë të rinj më pak... shtohen me 8.3%

Vendi ka hyrë në një spirale tkurrje dhe plakje të shpejtë të popullsisë, ku çdo vit po shkakton ndryshime të forta.

Sipas shifrave zyrtare të popullsisë më 1 janar 2026, numri total i banorëve ka pësuar një rënie prej mbi 27 mijë personash brenda një viti, duke u reduktuar me 1.2%, por pesha e moshave të reja po zbehet me shpejtësi, ndërsa numri i të moshuarve po pëson rritje të ndjeshme, veçanërisht në grup-moshat më të thyera.

Balanca demografike po anon me shpejtësi nga moshat shumë të thyera. Të dhënat tregojnë se grup-mosha më e re, ajo nga 0 deri në 4 vjeç, ka pësuar një tkurrje me 2.3%, duke u pakësuar me rreth 2,477 fëmijë më pak vetëm në 2025. Ky trend negativ thellohet edhe më shumë tek moshat e reja dhe ato në prag të hyrjes në tregun e punës.

Rëniet më të mëdha vjetore janë regjistruar te të rinjtë e moshës 25-29 vjeç, me një tkurrje prej 4.4% apo rreth 5,955 persona më pak, si dhe te grup-mosha 30-34 vjeç, e cila ka shënuar tkurrjen më të fortë me 4.7%, që përkthehet në 6,853 individë më pak. Kjo rënie e moshës aktive për punë dhe e çifteve të reja reflekton jo vetëm rënien e lindshmërisë, por edhe ndikimin e vazhdueshëm të emigracionit të moshave produktive.

Popullsia që përfaqëson grup-moshat e reja 0-34 vjeç ka pësuar rënie me 33 mijë persona vetëm në një vit e barabartë, me madhësinë e bashkisë Kurbin.

Në krahun tjetër, procesi i plakjes së popullsisë po ecën me hapa të shpejtë, ku rritja më e madhe po vërehet te shtresat më të moshuara të shoqërisë. Ndërsa pothuajse të gjitha grup-moshat nën 65 vjeç po shënojnë rënie, ato më të thyera po shtohen me ritme të larta. Numri i personave të moshës 70-74 vjeç është rritur me 6.0%, ndërsa grup-mosha 75-79 vjeç ka pësuar një rritje të fortë prej 8.3% vetëm në vitin 2025.

Përveç plakjes se brezit të “bumit të lindjeve” rritja e jetëgjatësisë po ndikon në rritjen e personave të moshuar. Të dhënat zyrtare tregojnë se, grup-moshat mbi 85 vjeç janë shtuar me 8.3% brenda vitit 2025. Numri i personave të moshës mbi 85 vjeç nga 39,996 në vitin 2024 arriti në 43,323 individë vitin e kaluar,  duke shtuar 3,327 të moshuar. Kjo rritje e moshës së thyer, e kombinuar me zbrazjen e bazës së të rinjve, paralajmëron sfida të mëdha, duke filluar nga rritja e kostove për kujdesin shëndetësor dhe shërbimet sociale.

Efekti më i drejtpërdrejtë po ndihet në tregun e punës. Me tkurrjen e fortë të grup-moshave kryesore produktive dhe riprodhuese, sipërmarrjet dhe institucionet do të përballen me një mungesë të akute të krahut të punës, forcës inovatore dhe profesionistëve të rinj. Kjo po detyron shumë sektorë të mbështeten te një forcë pune më të moshuar ose të kërkojnë zgjidhje alternative përmes automatizimit dhe importit të punëtorëve të huaj./ Marrë nga Monitor.al

 

 

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme