Sociale 6 June 2026, 12:55 Nga VNA

Protestat kundër projektit në Zvërnec zhvendosen në plazhin e Dalanit

Ndaje në Whatsapp

fgbbfgb.PNG

Qytetarët janë rikthyer sërish në protestë në zonën e Zvërnecit, ku parashikohet ndërtimi i një resorti turistik. Këtë herë, tubimi është zhvilluar në plazhin e Dalanit, ku protestuesit kanë organizuar një marshim sensibilizues kundër projektit, të cilin e konsiderojnë si një kërcënim për një zonë të mbrojtur dhe për interesin publik.

Gjatë protestës, qytetarët kanë artikuluar thirrje kundër rrethimit të zonës dhe kundër zbatimit të projektit. Njëri prej protestuesve deklaroi se ata nuk do të lejojnë vijimin e punimeve.

"Ne nuk i lejuam, e hodhëm gardhin poshtë. Ta çlirojmë Shqipërinë. U bëj thirrje vlonjatëve, a jeni pasardhës të Ismail Qemalit? Vlorës në 1920 iu bashkuan gjithë shqiptarët. Lufta u bë për Vlorën, Vlorën duan të marrin, por shqiptarët janë gjallë", u shpreh ai.

Protestat kundër këtij projekti nisën të shtunën e javës së kaluar, pas një incidenti të raportuar ku një protestues u tërhoq zvarrë nga dy punonjës të një kompanie private sigurimi, çka solli përshkallëzim të reagimeve dhe mobilizim qytetar në ditët në vijim.

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme