Sociale 5 June 2026, 14:46 Nga VNA

Avokati i Popullit tek “Zyber Hallulli”: Fëmijët po shfrytëzohen përpara derës Kuvendit, nën hundën e institucioneve

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-06-05 at 12.31.02 PM (3).jpeg

Avokati i Popullit, Endrit Shabani, ngriti sot publikisht çështjen e fëmijëve në situatë rruge në kryeqytet, fëmijë që sipas tij duhej të ishin në shkollë, por gjenden duke rrezikuar jetën duke u varur tek xhamat e makinave, vetëm pak metra larg Kuvendit. Shqetësimi u shpreh gjatë një inspektimi në Shtëpinë e Fëmijëve “Zyber Hallulli”, ku institucioni mban aktualisht 39 fëmijë.

“Këta fëmijë janë braktisur dy herë. Herën e parë nga ata që kishin përgjegjësinë natyrore për t’u kujdesur. Herën e dytë nga institucionet që paguhen me taksat tona, pikërisht për t’i mbrojtur këta fëmijë nga ata që i shfrytëzojnë. Fakti që këta fëmijë janë edhe dy minuta larg Parlamentit tregon një mungesë të theksuar të punës nga institucionet: bashkia, policia, prokuroria,”-tha Endrit Shabani.

Avokati i Popullit deklaroi se zgjidhja e çështjes së fëmijëve në situatë rruge është një nga objektivat kryesore të Seksionit të të Drejtave të Fëmijëve tek Avokati i Popullit. Për vitin 2026 Institucioni do të monitorojë që secili institucion përgjegjës të kryejë detyrën që i ngarkon ligji.

Avokati i Popullit kërkon nga institucionet përgjegjëse:
1. Bashkia e Tiranës të aktivizojë menjëherë Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve për identifikimin dhe regjistrimin e çdo fëmije në rrugë.
2. Policia e Shtetit të ndërhyjë për mbrojtjen e fëmijëve nga rreziku në trafik dhe nga shfrytëzimi.
3. Prokuroria të hetojë çdo rast shfrytëzimi apo trafikimi të fëmijëve të braktisur në rrugë.
Gjatë vizitës, Avokati i Popullit ngriti gjithashtu shqetësimin për fazën tranzitore të transferimit të fëmijëve nga “Zyber Hallulli” drejt një godine të re, duke kërkuar që procesi të garantojë interesin më të lartë të fëmijës. Shërbimi Social Shtetëror informoi se transferimi do të jetë i përkohshëm dhe i monitoruar me një plan masash deri në përfundimin e godinës së re.

Komisionerja për Çështjet e Fëmijëve, Alma Faskaj, theksoi se inspektimet në qendrat ku mbahen fëmijët do të vijojnë.
“Erdhëm për të parë standardet e qëndrimit dinjitoz në qendrat rezidenciale. Kjo ishte vizita e parë dhe do të pasohet nga inspektime të tjera,”-tha Faskaj.

Në përfundim, drejtuesja e kësaj shtëpie, tregoi se sfida kryesore ngelet integrimi i këtyre fëmijëve në shoqëri.
 “Ne i prezantuam punën tonë në kujdesin e fëmijëve pa kujdes prindëror dhe sfidën tonë më të madhe: integrimin e fëmijëve në shoqëri. Fëmijët në rrugë janë jashtë sistemit, pa shkollë, pa kujdes mjekësor dhe të rrezikuar nga kequshqyerja apo trafikimi”,-tha Valbona Imeraj, drejtoreshë e Shtëpisë së Fëmijëve “Zyber Hallulli”.

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme