Sociale 6 June 2026, 19:32 Nga VNA

Protestuesi me kancer para Kryeministrisë: “Onkologjiku është si një krematorium, aty po humbin jetë çdo ditë”

Ndaje në Whatsapp
Protestuesi me kancer para Kryeministrisë: “Onkologjiku

Një nga momentet më emocionale dhe më të forta të protestës së zhvilluar përpara Kryeministrisë ishte dëshmia publike e një qytetari që tha se prej tre vitesh po përballet me kancerin, i cili ngriti akuza të ashpra ndaj sistemit shëndetësor dhe situatës në spitalin Onkologjik.

Duke marrë fjalën nga podiumi, protestuesi ndau përvojën personale me sëmundjen dhe e përshkroi gjendjen në Onkologjik si një realitet dramatik për pacientët që trajtohen aty.

“Jam një qytetar që vuaj prej 3 vitesh nga kanceri. Do e mund këtë sëmundje. Jo më larg se 3 kilometra nga këtu është një krematorium ku kanë vdekur 20 mijë veta. A është një Aushvic? Është turpi i kësaj godine, i këtij vendi, i 35 viteve. Onkologjiku është vendi ku vdesin e varrosen njerëz përditë. Ky është mesazhi im, o njerëz”, deklaroi ai mes emocionesh.

Fjalimi i tij u prit me duartrokitje dhe reagime të forta nga protestuesit e mbledhur, ndërsa ai vijoi më tej me kritika të drejtpërdrejta ndaj institucioneve shtetërore dhe drejtuesve politikë, të cilët i konsideroi përgjegjës për gjendjen në vend.

Në pjesën e dytë të fjalës së tij, qytetari u bëri thirrje pjesëmarrësve të vazhdojnë mobilizimin dhe angazhimin qytetar, duke argumentuar se protestat duhet të vazhdojnë.

“Mesazhi i dytë, o bij nënash, qofshi jetëgjatë në këtë kauzë. Zoti e do që të mblidhemi çdo ditë më shumë, sepse këtu ka vetëm hajdutëri, vjedhje e poshtërsi. Fajtore për këto është kjo godinë e ndyrë, duhet shembur o njerëz kjo godinë. Edhe dheu poshtë saj duhet të largohet”, tha ai.

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme