Sociale 8 June 2026, 12:20 Nga VNA

Mosfunksionimi i e-Albania lë sërish bizneset pa punë, bllokohen shërbimi SelfCare dhe aplikimet

Ndaje në Whatsapp

55665.jpg

Platforma e-Albania vijon të shfaqë probleme me mosfunksionimin edhe ditën e sotme. Ka të paktën që nga dhjetori i vitit të kaluar, që sistemi po has probleme të shumta, me ndërprerje aktiviteti të shpeshta.

Edhe pasi në 18 maj, sistemi u rinovua tërësisht me E-Albania 2.0, që u reklamua si platforma më e re, e cila do të mundësojë përdorim më të lehtë për qytetarët, përdoruesit thonë që jo vetëm nuk është përmirësuar shërbimi, përkundrazi.

Bizneset dhe kontabilistët që ngrenë shqetësimin pranë Monitor se po përballen me probleme në përdorimin e platformës SelfCare nëpërmjet të cilës kryejnë veprimet administrative online dhe një sërë shërbimesh të tjera.

Ata pohojnë se gjatë tentativave për akses, sistemi nuk funksionin, nuk të lejon të logohesh. Bizneset rendisin një sërë shërbimesh që ata nuk arrijnë të marrin, siç ai për verifikimin e pagesave për taksat vendore, për çregjistrim të personit fizik etj.

Konkretisht sipas bizneseve disa nga shërbimet që nuk funksionojnë:

1.Nuk logohesh dot tek SelfCare, në sistem shfaqet mesazhi “Faqja nuk është e saktë”,

2.Aksesimi i e-Albania paraqet vështirësi dhe platforma hapet me vonesa. Gjatë tentativës për të hyrë te shërbimi i taksave të bashkisë, shfaqet mesazhi: “Krijimi i sesionit të ri dështoi. Ju lutem provoni më vonë.”

3.Për shërbimin “Aplikim për çregjistrimin e personit fizik” nëse klikon “Gjurmo Shërbimin” sistemi shfaq mesazhin “Nuk ka rezultat”, çka do të thotë se sistemi ka probleme, sepse aplikimi është bërë më parë.

Po ashtu edhe, drejtues të farmacive raportojnë se u nevojitet nënshkrimi elektronik për procedurat e tyre, por nuk arrijnë ta marrin apo ta përdorin për shkak të mosfunksionimit të sistemit.

Një ekonomist pohoi se ai tentoi të hapë një aplikim që i doli jo i plotë dhe nuk e hap dot se nuk del në sistem.

Njëzëri, si bizneset, ekonomistët dhe kontabilistët pohojnë se situata me sistemin pas rinovimet ku investua në teknologji të re, është shfaqur më problematikë se më parë.

Për gjithë problematikën e raportuar ditën e sotme nga bizneset Monitor kontaktoi me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit e cila pohoi se është duke verifikuar situatën.

Për sa i përket mosfunksionimit të shërbimit online për taksat vendore, situata shfaqet problematike prej 1 jave.

Më herët Monitor kontaktoi Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore që ka bërë me dije se vështirësitë lidhen me procesin e kalimit të e-Albania në versionin e ri të sistemit.

Sipas tyre, probleme të ngjashme ishin shfaqur vetëm në shërbimet e pushtetit vendor, por edhe në disa drejtori dhe institucione të tjera që ofrojnë shërbime përmes portalit e-Albania.

Për shkak të situatës, taksat vendore ofruan një zgjidhje të përkohshme për qytetarët dhe bizneset që kanë nevojë urgjente për dokumentacionin. Sipas tyre bizneset e interesuara mund të dërgojnë kërkesën përmes postës elektronike dhe njoftimi i detyrimeve për taksat vendore do t’u përcillet menjëherë nga administrata.

Tashmë prej javësh si ekonomistët dhe bizneset ngrenë shqetësimin se mosfunksionimi rregullisht i platformës online, po i penalizon ata në kryerjen e procedurave të përditshme që nga ato më të thjeshtat, aplikimet për lejen e barrëlindjes, për punime etj,. apo aplikimet për regjim të përpunimit aktiv ose që bëjnë bizneset fason./Monitor.al/

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme