Politika 24 December 2024, 13:21 Nga VNA

Mziu sulmon Gjekmarkajn duke e akuzuar për mungesë shtylle kurrizore, por e fshin postimin pas disa minutash

Ndaje në Whatsapp

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka bërë një gafë epike sot, duke sulmuar publikisht kolegun e tij Agron Gjekmarkaj, i cili përfundoi në spital pas protestës së opozitës. Në një postim në rrjetet sociale, Mziu shkroi se Gjekmarkaj është me fat që është gjallë, pasi “nuk ka shtyllë kurrizore”.

Por ja që Mziu duket sikur as vetë nuk e ka parë mirë çfarë ka shkruar, sepse e fshiu postimin pak minuta më vonë.

Mos vallë ishte lapsus, apo një reflektim i situatës në PD? Sido që të jetë, Mziu na tregoi që, në politikë, nuk të duhen vetëm shtylla kurrizore, por edhe pak mend para se të shtypësh “Post”!

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme