Kronika 1 July 2024, 17:14 Nga VNA

Ministria e Drejtësisë çon kërkesë zyrtare për ekstradimin e Durim Bamit

Ndaje në Whatsapp
Ministria e Drejtësisë çon kërkesë zyrtare për
Ministria e Drejtësisë ka nisur zyrtarisht kërkesën për ekstradimin e shtetasit Durim Bami në autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe. Kjo kërkesë është dërguar në rrugë shkresore dhe elektronike. Ministria e Drejtësisë ka marrë njoftim nga Ministria e Jashtme se kërkesa dhe dosja për shtetasin Bami janë marrë në dorëzim nga pala arabe.

Ndaj të fortit të Niklës, me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme kishte caktuar masën e arrestit me burg në mungesë për disa akuza të rënda si sigurim të kushteve për vrasje, grup i strukturuar, kultivim droge, kryerje të veprave nga organizata kriminale etj.

Durim Bami është arrestuar nga autoritetet në Dubai së bashku me vëllain e tij. Pas konfirmimit të shenjave të gishtave, autoritetet vendosen për arrestimin e tij.

Durim Bami u shpall në kërkim në kuadër të dosjes Revansh të hetuar nga SPAK. Bami akuzohet për planifikimin e vrasjes së Arben Ndokës, Tori Xhecukës, dhe Erigers Mihasit. Pjesë e kësaj dosjeje është edhe bashkëpunimi i dyshuar mes Durim Bamit me ish-efektivin e RENA-s Altin Moria për kultivimin e kanabisit në Nikël.

SPAK në kuadër kësaj dosje kërkoi arrestimin e 50 personave, mes të cilëve ishin dhe Durim Bami, ish-deputeti I PS Arben Ndoka, Ervis Martinaj, Endrit Dokle si dhe personazheve të tjerë të botës së krimit.

Nga 50 personat të përfshirë në këtë dosje, 16 prej tyre kishin thurur plane për vrasjen e vëllezërve Durim dhe Valter Bami.

Video

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme