Kronika 29 June 2024, 09:02 Nga VNA

Dritan Dajti nuk ndal përballjen me drejtësinë, vrasësi i katër policëve kallëzon Prokurorin

Ndaje në Whatsapp
Dritan Dajti nuk ndal përballjen me drejtësinë, vrasësi i

Ndonëse Gjykata e Lartë firmosi verdiktin dhe dënoi me burgim të përjetshëm për ekzekutimin e 4 oficerëve të Policisë së Shtetit, Altin Dizdari, Fatos Xhani, Kastriot Feskaj e Saimir Duckollari, Dritan Dajti nuk ndalet në përballjen e tij me drejtësinë.

Në kohën kur përgatitet ta dorëzojë cështjen ne Gjykatën Kushtetuese, përmes Byrosë për Mbrojtjen e të Burgosurve, ka kallëzuar penalisht, prokurorin Isa Jata, që nxori urdhrin e ekzekutimit në momentin që u dënua me 25 vite burgim nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, vendim që u prish më pas nga gjykata e Lartë. Prokurori Jata që aktualisht ushtron detyrën në prokurorinë e Përgjithshme është kallëzuar për veprat penale të “shpërdorimit te detyrës” dhe “kryerja e veprimeve arbitrate”.

Dritan Dajti, është një prej emrave më të njohur të botës së krimit në vend. Ish-studenti i Juridikut u dënua për vrasjen e 4 policëve, të cilët tentuan ti vinin prangat në qytetin e Durrësit ne gusht të 2009. Më herët, Dritan Dajti ka kryer vrasjen e një biznesmeni, ndërsa u arratis nga gjykata e Tiranës vite më parë dhe qëndroi në arrati për shtatë vite, derisa ndodhi masakrë të plazhi Iliria.

Video

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme