Kronika 27 June 2024, 18:17 Nga VNA

Vrasja me eksploziv të biznesmenit Armand Nelaj, polumbarët e RENEA-s prej 2 ditësh në kërkim të provave

Ndaje në Whatsapp
Vrasja me eksploziv të biznesmenit Armand Nelaj, polumbarët e RENEA-s

Prej ditës së djeshme, një grup polumbarësh të forcave RENEA, po kërkojnë gjetjen e provave në vendin e shpërthimit pranë Portit të Sarandës, që shkaktoi vdekjen e biznesmenit 52 vjeçar Armand Nelaj.

Bëhet me dije se është shumë e vështirë gjetja e provave në atë pjesë të Gjirit të Sarandës pasi për shkak se ndodhet afër Portit Detar, thellësia është shumë e madhe për të mundësuar ankorimin e lirshëm të anijeve.

Policia e Sarandës ka kryer disa kontrolle ambientesh për të grumbulluar prova lidhur me ngjarjen e rëndë por burimet tregohen të rezervuara për rezultatet.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe një numër të madh kamerash sigurie të cilat po kqyren, duke përfshirë kamerat e Portit të Sarandës, të cilat janë të një cilësie të lartë për shkak të rëndësisë së veçantë dhe sigurisë së institucionit.

Një nga pistat për të cilën po hetohet intensivisht është se dyshohet që shpërthimi të ketë ndodhur nga një sasi eksplozivi, gjë që ka shkaktuar edhe vdekjen e biznesmenit 52 – vjeçar, prind i dy fëmijëve. Hetimet për këtë ngjarje  që tronditi qytetin në orën 22.00 të datës 24 qershor vijojnë, madje sipas burimeve janë intensive.

Ndërkohë që priten edhe analizat nga mjekësia ligjore.

 

Video

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme