Kronika 25 June 2024, 18:02 Nga VNA

Skandali te Onkologjiku/ Mjeku dha dorëheqjen pasi paralajmëroi rreziqet e aparaturës së kobaltit, por drejtuesit e spitalit nuk reaguan

Ndaje në Whatsapp
Skandali te Onkologjiku/ Mjeku dha dorëheqjen pasi paralajmëroi

Në spitalin “Nënë Tereza” ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë por nuk vendosej në punë dhe ishte jashtë kushteve të përdorshmërisë duke u kthyer në një burim rrezik për pacientët.

Gjatë hetimit është bërë e mundur që ky burim të zhvendosej dhe të vendosej në dhomën adapte”, thuhej ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Tiranës, teksa u bënë publike detajet e një hetimi gati 1-vjecar që dërgoi në arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje mjekë dhe specialist të Onkologjikut, përfshirë dhe ish-zv.drejtoreshën e QSUT, Brikena Qirjazi e cila së fundmi ishte candidate për dekane e Fakultetit të Mjekësisë.

Prokuroria sqaroi përmes një njoftimi të mëvonshëm se në “vijim të veprimeve hetimore rezultoi se në Spitalin Onkologjik në QSUNT u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tomorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës.

Që të përdoret Kobalto Therapy duhet të krijohet një bunker antiradioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjensia Atomike e Vienës ose Agjencia Ndërkombëtare që thirret IEAHEA. Hetimet zbuluan se ky bunker jo vetëm nuk u krijua por aparatura u vendos jashtë kushtetve teknike.

Që nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqiperi dhe deri më sot, ai jo vetëm që nuk është shfrytëzuar por është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vete personelit mjekesor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emëton kjo pajisje”.

Ndërkohë që të gjithë ishin të dijeni të këtij skandali dhe rrezatimi që emetonte pajisja rrezikonte jetën e personelit mjekësor dhe të pacientëve, vetëm një mjek vendosi të reagojë.

A.H ngriti shqetësimin për dëmet në shëndetin e personelit dhe pacientëve. Në kushtet kur nga drejtuesit e Shërbimit Onkologjik nuk u mor asnjë masë. Gjendur përpara një situate të tillë mjeku vendosi të jepte dorëheqjen.

“Dr.A.H pasi parashtroi këtë shqetësim dhe nga drejtuesit e Shërbimit Onkologjik nuk u mor asnjë masë, ai dha dorëheqjen duke u larguar nga puna, për arsye të shqetësimit të tij të ngritur në mënyrë të përsëritur lidhur me dëme të mundshme të shëndetit si pasjojë e ketyre pajisjeve dhe burimeve me potencialin për të rrezikuar jetën e stafit dhe pacientëve në rast të një incidenti”, thuhet në dosje.

Video

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme