Kronika 1 July 2024, 11:19 Nga VNA

Masakra e Don Boskos, dënohet me 5 vite burg njeriu i Ervis Martinaj

Ndaje në Whatsapp
Masakra e Don Boskos, dënohet me 5 vite burg njeriu i Ervis Martinaj

Gjykata e Tiranës dënoi me 5 vite burgim Nikollë Sherrnikun për krijim të kushteve për të kryer vrasje. Për shkak të gjykimit të shkurtuar Sherrniku do të vuajë 3 vite e 4 muaj burg. Ai është personi që vodhi në Gjermani targat e automjetit që u përdor në masakrën e Don Boskos, ku u qëllua mbi lokalin e vëllezërve Murati ku për pasojë mbeti e vrarë banakierja Mimoza Paja. Nikollë Sherrniku njihej si njeri i besuar i Ervis Martinaj, bosi i kumarit i zhdukur pa gjurmë. Martinaj ishte në perplasje me Fatjon Muratin pasi ai ishte i dyshuar për masakrën te mbikalimi i Fushë Krujës ku u ekzekutua Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij Dikler Vata e Besmir Hoxha.

Video

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme