Rajoni 8 May 2024, 19:22 Nga VNA

“Mik dhe mbështetës i Kosovës”, Vjosa Osmani takohet me George W. Bush

Ndaje në Whatsapp
“Mik dhe mbështetës i Kosovës”, Vjosa Osmani takohet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me ish presidentin amerikan George W. Bush, duke e cilësuar këtë të fundit si ” lajmëtar dhe avokues për pavarësinë e Kosovës”.

Osmani, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar për takimin me ish-presidentin Bush, duke përkujtuar thënien e tij gjatë vizitës së tij në Tiranë në vitin 2007.

“’Mjaft është mjaft. Kosova është e pavarur’, është fraza paralajmëruese për pavarësinë e Kosovës, e Presidentit George W. Bush në Tiranë më 2007, e cila do të mbetet e gdhendur në analet e historisë si një afirmim i vendosur i të drejtës së Kosovës për të qenë e pavarur dhe sovrane. Kënaqësi që takova lajmëtarin e pavarësisë së Kosovës, Presidentin Bush, i cili ishte një avokues i vendosur për pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon të mbetet një mik dhe mbështetës i popullit të Kosovës”, ka shkruar presidentja Osmani.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme