Rajoni 6 May 2024, 08:50 Nga VNA

Rriten çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë

Ndaje në Whatsapp

Në tremujorin e parë 2024, indeksi i çmimeve të prodhimeve bujqësore në Kosovë ka pësuar rritje për 2,8 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.

Në publikimin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi, thuhet se indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 7,3 për qind.

Ndërsa, indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për 5,3%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.

Prodhimet që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale.

Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale.

Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve.

Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë”,thuhet në raportin e ASK-së.

Ndryshimi në % TM1 2024 me TM1 2023:

Rriten çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë

/KosovaPress

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme