Sociale 5 February 2025, 16:00 Nga VNA

"Merrni librat me vete"/Biblioteka Kombëtare njofton hapjen e sallave dhe WiFi falas

Ndaje në Whatsapp
"Merrni librat me vete"/Biblioteka Kombëtare njofton hapjen e

Bibloteka Kombëtare institucioni më i rëndësishëm kulturor dhe akademik i një vendi, i cili ka për detyrë të mbledhë, ruajë dhe promovojë trashëgiminë letrare, historike dhe shkencore të kombit, ka njoftuar sot zyrtarisht hapjen e sallave të leximit për lexuesit, me kusht që librat t'i marrin me vete.

Madje, sipas njoftimit, thuhet se Biblioteka Kombëtare ofron gjithashtu "free WiFi".

Në fakt, prej vitit 2018, kohë kur u përmbyt Biblioteka Kombëtare, nuk ka më huazime, dhënie libri për lexuesin shqiptar.

Asnjëherë nuk u bë një bilanc mbi humbjet apo rikuperimet e mundshme por fakt është që sot e vetmja sallë funksionale si sallë leximi është Salla Shkencore.

Madje, sipas njoftimit të Korporatës së Investimeve, Biblioteka Kombëtare do të zhvendoset në periferi të Tiranës, në zonën që njihet si “Vilat Gjermane”.

Video

Avokati Plarent Ndreca teksa hyn në GJKKO ku do të mbahet seanca për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë. Një natë më parë në emisionin Opinion deklaroi se Edi Rama e telefonoi pasi denoncoi kërcënimet që Toni Gogu i bëri në qelitë e burgut Fier kryebashkiakut Veliaj.

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme