Bota 24 October 2024, 10:28 Nga VNA

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, do të funksionojë!

Ndaje në Whatsapp
Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, do

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka shprehur pakënaqësinë e saj ndaj vendimit të Gjykatës së Romës, i cili urdhëroi kthimin e 12 emigrantëve nga kampi i Gjadrit në Shqipëri, për në Itali. Në një intervistë për median italiane “Il Tempo”, Meloni e cilësoi vendimin si të paarsyeshëm, duke theksuar se marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për trajtimin e emigrantëve do të vijojë të funksionojë pavarësisht këtij zhvillimi. Meloni ka treguar vendosmërinë e saj për të ruajtur marrëveshjet ekzistuese dhe për të vazhduar bashkëpunimin me Shqipërinë në këtë fushë.

E dija që do të kishim pengesa, por do t’i kapërcejmë. Protokolli Itali-Shqipëri do të funksionojë. Nuk do të lejoj të çmontohet një zgjidhje që ne e kemi përpiluar në përputhje të plotë me ligjin italian dhe atë europian, vetëm sepse ka një pjesë të politikës që nuk pajtohet më të. Jam e vendosur të eci përpara”, tha kryeministrja.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme