Sociale 7 March 2025, 09:42 Nga VNA

Më shumë se 1 lule dhe kartolinë, sa po ‘kushton’ sot 7 Marsi?

Ndaje në Whatsapp
Më shumë se 1 lule dhe kartolinë, sa po ‘kushton’ sot

Në Shqipëri, Dita e Mësuesit më 7 Mars nuk është thjesht një moment mirënjohjeje për to, por edhe një garë e heshtur mes prindërve dhe nxënësve për të bërë dhuratën më të veçantë.

Ajo që dikur simbolizohej nga një tufë lulesh dhe një kartolinë falënderimi, sot është kthyer në një treg të mirëfilltë ku parfume luksoze, bizhuteri dhe deri edhe udhëtime të paguara janë bërë pjesë e traditës.

Por sa kushton kjo festë për prindërit dhe a po zbehet vlera e vërtetë e mirënjohjes mes kësaj gare të dhuratave? Flasim për një gamë të gjerë dhuratash, nga librat dhe kuponët për blerje librash (2000-3000 lekë), te bizhuteritë dhe aksesorët prej ari që mund të arrijnë deri në 30,000 lekë.

Gama e dhuratave të tjera të konsideruara janë: libra apo kuponë për blerje librash në vlerë 2000-3000 lekë; bizhuteri që nisin nga 2500 deri në aksesorë prej ari që arrijnë 30 mijë lekë; tufa lulesh prej 1500-3500 lekë, shpesh të shoqëruara e me një zarf me vlera monetare ose një dhuratë tjetër simbolike; forma grumbullimi parash që dhurata të blihet e përbashkët, ku shuma që kontribuonte secili nxënës varion nga 1000-2000; kuponë në dyqane të caktuar qoftë aksesorësh por edhe të orendive shtëpiake; udhëtime, kryesisht brenda vendit, në destinacione të afërta me pagesë hoteli etj.

Te format e tjera të dhuratave përfshihen: parfume ose paketime në formë setesh kozmetike, që nis nga 2500 lekë. Gjithashtu, artikuj mode si çanta elegante, portofola, syze dielli ose rripa janë ndër format e tjera të dhuratave individuale që bëhen në 7 mars, vlera e të cilave nis nga 2000 lekë.

Kjo tendencë drejt komercializimit të festës ka shkaktuar shqetësime mes prindërve, të cilët ndihen të detyruar të marrin pjesë në këtë garë dhuratash për të shmangur diferencimin e fëmijëve të tyre. Si rezultat, vlera e vërtetë e 7 marsit, e cila duhet të fokusohet në vlerësimin dhe mirënjohjen për përkushtimin e mësuesve, po zbehet për shkak të presionit për të bërë dhurata materiale.

Megjithatë, pavarësisht tendencave drejt dhuratave më të kushtueshme, disa nxënës dhe prindër preferojnë të ruajnë traditën e kartolinave të bëra vetë, duke i shtuar atyre një prekje personale me mesazhe falënderimi./Monitor

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme