Sociale 5 March 2025, 19:25 Nga VNA

Vota e emigratëve/ Kërkesa për aplikim nga 107 vende të botës, aplikime edhe nga Bermuda, Uruguaj, Ishujt Kuk dhe Ishujt Kajman

Ndaje në Whatsapp
Vota e emigratëve/ Kërkesa për aplikim nga 107 vende të

Dita e djeshme ishte dita e fundit për regjistrimin e shqiptarëve të diasporës për të votuar në zgjedhjet e 11 majit. Bie në sy se kërkesa kanë ardhur edhe nga kontinente të largëta. Deri më tani kanë ardhur nga 107 shtete të botës, pjesë e të gjitha kontinenteve, përfshirë vende emrat e të cilave i dëgjojmë vetëm në kronikat e lajmeve, në internet apo filma.

Vendet ku tradicionalisht shqiptarët kanë emigruar që nga viti 1991, shënojnë edhe shtetet me numrin më të madh të kërkesave për regjistrim në Platformën Elektronike në KQZ. Italia shënon numrin rekord të kërkesave për regjistrim, me mbi 148 mijë kërkesa.

Duke pasur me rreth 103 mijë kërkesa nga Greqia, rreth 36 mijë nga Gjermania, 24 mijë kërkesa nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rreth 20 mijë nga Britania e Madhe.

Aplikime për regjistrim janë kryer edhe nga shqiptarët e Francës, Belgjikës, Kanadasë, Suedisë, Zvicrës, Austrisë, Maltës, Spanjës, apo Australisë.

Kërkesa për regjistrime, shumë të pakta në numër, sa mund të numërohen me gishtat e një dore, ka edhe nga vende si Ishujt Solomon, Gaboni, Peruja, Eritrea, Ishujt Kuk dhe Ishujt Kajman.

Një kërkesë e vetme është regjistruar nga Xhamajka, Hondurasi, Zambia, Bermuda, Uruguaj, Maldive dhe Territori Palestinez.

 

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme