Sociale 4 March 2025, 11:28 Nga VNA

Në Tiranë, qentë trajtohen më mirë se të sëmurët mendorë!

Ndaje në Whatsapp
Në Tiranë, qentë trajtohen më mirë se të

Në rrugët e Tiranës, ka kohë që nuk shikon më si më parë, numër të madh të qenve të rrugës. Bashkia e Tiranës para disa vitesh nisi fushatën e kapjes dhe sterilizimit të tyre.

Falë kësaj fushate, me mijëra qen u morën në qendrën veterinare  të hapur nga kjo Bashki dhe u sterilizuan, matrikuluan.

Vetë Kryetari i Bashkisë, z.Erion Veliaj në disa dalje publike, madje edhe me qen në dorë, iu bëri thirrje njerëzve të paraqiteshin pranë qendrës dhe të merrnin në shtëpitë e tyre këto kafshë, duke I mbajtur në shtëpi.

Tashmë në rrugët e kryeqytetit shikon më tepër njerëz me problene mendore,  sesa qen rrugësh.

Shqipëria ka nënshkruar çdo konventë ndërkombëtare për mbrojtjen dhe trajtimin e personave me probleme mendore, por në realitet gjendja është katastrofale.

Tirana ka vetëm katër mjekë psikiatër, duke mbuluar një popullsi prej mbi 600 mijë banorë.

Tmerrësisht problematike është edhe në numrin e personelit mbështetës, si punonjës socialë, psikologë, etj.

Në Tiranë nuk ka asnjë qendër rezidenciale, ku personat me probleme të shëndetit mendor mund të qendrojnë e trajtohen.

Qentë e rrugëve e kanë një strehë, ndërsa të sëmurët mendorë, jo.

Kryetari i Bashksë ka qenë  më i fokusuar te qentë e rrugës, sesa te njerëzit me probleme mendore, të cilët  nuk kanë familjarë që t'i mbështesin.

Sjellja çnjerëzore ndaj personave të tillë, tregon fytyrën e vërtetë të Bashkisë së Tiranës, e të i Kryetarit të saj. Me të (ç)mbathurrat 800 mijë euro të bashkeshortes, mund të ndërtohej një qendër e atillë.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme