Sociale 6 March 2025, 15:27 Nga VNA

Gjeologjiku me 40 studentë dhe Akademia Ushtarake 60, rikonstruksione godinash me miliona euro

Ndaje në Whatsapp
Gjeologjiku me 40 studentë dhe Akademia Ushtarake 60, rikonstruksione

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama dhe ministrja Ogerta Manastirliu inspektuan nisjen e punimeve për rikonstruksionin e godinës së Gjeologjikut. Një rikonstruksion prej miliona eurosh, ku premtohet ngritja e laboratorëve, rrjeti IT dhe shumë specifika të tjera. Ndërkohë që nga një verifikim i VNA rezulton se studentët kanë braktisur këtë fakultet. Konkretisht shifrat e regjistrimeve për vitin akademik 2024- 2025 Tek Gjeologjiku: Inxhinieri e Burimeve Minerare 2 te regjistruar Inxhinieri e Naftes dhe Gazit 15 te regjistruar Inxhinieri Gjeoinformatike 13 te regjistruar Inxhinieri Gjeologjike 5 te regjistruar Inxhinieri Gjeomjedis 5 te regjistruar Totali i studentëve Fakulteti i Gjeologji Minierave: 40 të regjistruar. Sot, një tjetër godinë do ketë fatin e rikonstruksionit. Konkretisht, në kantierin e Kampusit të Ri të Akademisë së Forcave së Armatosura, një investim i shtrirë në një hapësirë prej 10 hektarësh, konceptuar sipas modelit të akademisë prestigjioze amerikane të West Point. Sipas specifikave teknike kampusi i konsideruar sipas standardeve më të larta të NATO-s, Kampusi i Ri do të ofrojë gjithçka bashkëkohore që nga godina mësimore, konvikti, qendra shëndetësore, kinemaja, palestra, pishina e mbyllur, terrenet sportive dhe ato të stërvitjes ushtarake në natyrë, si poligonet, pista e vrapit, kulla e alpinizmit, etj. Madje, thuhet se akademia e re do të ketë si fillim 300 studentë dhe degë të reja, përfshirë dhe inteligjencën artificiale, ku do të ketë diploma të përbashkëta me Universitetin Politeknik në degë të caktuara, por dhe binjakëzime me Akademitë e vendeve aleate të NATO-s. Nga verifikimet e VNA rezulton se ndër vite   Akademia e Forcave të Armatosura (AFA) në Shqipëri ka planifikuar 60 studentë në programin e studimeve në fushën e Shkencës Ushtarake.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme