Kronika 14 September 2024, 09:16 Nga VNA

Malësi e Madhe, arrestohet 27 vjeçari tentoi t'i vidhte  bagëtitë nën kërcënimin e armës 

Ndaje në Whatsapp
Malësi e Madhe, arrestohet 27 vjeçari tentoi t'i vidhte 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas njoftimit se një shtetas nën kërcënimin e armës po tentonte t’i vidhte një shtetasi bagëtitë që i kishte për kullotë në mal në fshatin Nikç, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar shtetasin G. B., 27 vjeç, banues në fshatin Vukël. Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe armën e zjarrit kallashnikov që dyshohet se ky shtetas kishte qëlluar në ajër duke kërcënuar shtetasin V. N për t’i marrë bagëtitët e imta. Gjithashtu janë sekuestruar dhe një krehër me municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë) dhe një gëzhojë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme