Politika 23 June 2026, 08:01 Nga VNA

Kush është Dritan Goxhaj, ish-ushtari i UÇK-së që Rama dhe Balla e quajnë “zëdhënës të Iranit”

Ndaje në Whatsapp
Kush është Dritan Goxhaj, ish-ushtari i UÇK-së që

Ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, lexoi mbrëmjen e së hënës pesë kërkesat e protestuesve ndaj qeverisë së Edi Ramës. Menjëherë pas daljes së tij në podium, ndaj tij nisën sulmet nga përfaqësues të mazhorancës, të cilët e cilësuan si “zëdhënës të Iranit”.

“Kështu thoshin derrat e kënaqur migjenianë të segmentit ‘intelektual’ të protestës, nuk ka lidhje Irani… Mos harroni çfarë ju kam thënë qysh në fillim: dy fitimtarë do të dalin kur kësaj proteste t’i bien të tëra puplat fallco të flamingove, Partia Socialiste që do të bëhet më e fortë dhe qeverisja jonë që do të përmirësohet shumë ndjeshëm”, shkroi Rama.

Edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, e quajti Goxhajn “zëdhënës të Republikës Islamike të Iranit”, duke e akuzuar se prej kohësh ka mbrojtur regjimin iranian dhe ka sulmuar SHBA-në, Izraelin dhe Shqipërinë.

Kush është Dritan Goxhaj

Dritan Goxhaj është një ish-oficer i Ushtrisë Shqiptare dhe ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai u bë i njohur në opinionin publik për shkak të angazhimit të tij në Luftën e Kosovës dhe përfshirjes së tij të mëvonshme në një proces gjyqësor të lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Goxhaj është djali i kolonelit të njohur shqiptar, Dilaver Goxhaj, i cili iu bashkua vullnetarisht UÇK-së dhe shërbeu si zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të saj gjatë luftës.

Edhe Dritani iu bashkua luftës në Kosovë, duke u rreshtuar në radhët e UÇK-së. Me formimin e tij si oficer aviacioni në Shqipëri, ai u autorizua nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së të mbante kontakte dhe të shërbente si oficer ndërlidhës me komandën e forcave amerikane dhe trupat e NATO-s.

Më 31 korrik 2023, Goxhaj u arrestua në Tiranë me urdhër të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Prokuroria Speciale e akuzoi për “frikësim gjatë procedurës penale” dhe “pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, me pretendimin se kishte publikuar emrat e disa dëshmitarëve të mbrojtur. Vetë Goxhaj e kundërshtoi akuzën, duke argumentuar se kishte shprehur vetëm një opinion.

Më 10 tetor 2023, Gjykata e Apelit në Tiranë refuzoi ekstradimin e tij në Hagë dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm. Më pas, edhe Gjykata e Lartë la në fuqi këtë vendim.

Në vitet e fundit, Goxhaj është bërë i njohur edhe për analizat e tij mbi çështjet ushtarake dhe gjeopolitike. Gjatë konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, ai ka mbajtur qëndrime kritike ndaj ndërhyrjes ushtarake amerikane dhe izraelite, duke argumentuar se ajo përbën një aventurë të rrezikshme dhe se Irani nuk mund të mposhtet lehtësisht ushtarakisht. Ai ka paralajmëruar se përshkallëzimi i konfliktit mund të destabilizojë të gjithë rajonin dhe ka kritikuar politikën amerikane në Lindjen e Mesme.

Këto qëndrime kanë sjellë akuza nga kundërshtarët e tij se ai mban pozicione pro-iraniane, ndërsa mbështetësit e tij argumentojnë se bëhet fjalë për analiza ushtarake dhe kundërshtim ndaj ndërhyrjeve të jashtme, e jo për mbështetje të regjimit iranian.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme