Politika 22 June 2026, 19:07 Nga VNA

Kuko kundër Spiropalit: “Shqipëria e re” nis nga përgjegjësia personale

Ndaje në Whatsapp
Kuko kundër Spiropalit: “Shqipëria e re” nis nga

Në një moment kur protestat kundër qeverisë kanë hyrë në një fazë të re dhe kur brenda Partisë Socialiste duket se kanë nisur pakënaqësitë e para të hapura, dy deputete socialiste kanë dhënë mesazhe tërësisht të kundërta.

Ish-ministrja Elisa Spiropali, e cila mungoi në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar ku kryeministri Edi Rama u ankua se socialistët e kishin lënë vetëm përballë protestës, reagoi në rrjetet sociale duke kërkuar një “Marrëveshje të Re për Shqipërinë”. Spiropali shkroi se PS duhet “të mbledhë mendjen”, “të vetëpastrohet” dhe të mbetet “pa smërçe, pa ndryshqe, pa pehlivanllëqe”.

Por një tjetër deputete socialiste, Romina Kuko, duket se i është përgjigjur pikërisht kësaj fryme. Në një status të gjatë, Kuko godet retorikën e “Shqipërisë së Re”, duke e quajtur “oportunizëm politik veshur me flamur”.

“Pa emër, pa parti, pa platformë, askush nuk mban përgjegjësi nëse gjërat shkojnë keq, po nëse shkon mirë atëherë del si themelues i saj”, shkruan Kuko.

Në thelb, mesazhi i Kukos është i drejtpërdrejtë: kush kërkon “Shqipërinë e Re”, duhet ta nisë nga vetja, nga përgjegjësia personale dhe politike, jo nga distancimi publik kur situata bëhet e vështirë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme