Politika 10 December 2024, 00:29 Nga VNA

Kontrollet në banesën e Veliajt/ Gazetarja Klodiana Lala i ‘mëson’ nenin për sekuestrimet ish-prokurorit Beci

Ndaje në Whatsapp
Kontrollet në banesën e Veliajt/ Gazetarja Klodiana Lala i

Në emisionin "Opinion" u diskutua për kontrollet e ushtruara nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) në shtëpinë e kryebashkiakut Erion Veliaj. Gazetarja Klodiana Lala dhe ish-prokurori Eugen Beci patën një debat lidhur me procedurën e sekuestrimit të sendeve gjatë kontrollit.

Lala theksoi se, sipas Kodit të Procedurës Penale, kur një provë e mundshme për hetimin është gjetur, ajo mund të përdoret për hetimin, edhe nëse nuk është e specifikuar në vendimin për kontroll. Nga ana tjetër, Beci e kundërshtonte duke pretenduar se nuk ekziston kjo pike në asnjë nen dhe për këtë arsye prokurorët nuk kishin të drejt të sekuestronin pajisje të tjera që nuk ishin pasqyruar në vendimin e gjykatës.

Insistimi i gazetarës Lala duke i hapur sfidë ish-prokurorit, përfundoi duke detyruar Becin të citonte vet nenin përkatës në studio.

Pjesë nga debati:

Klodiana Lala: Në rastin konkret ka vendim për kontroll. Avokatët pretendojnë që duhet të ishin specifikuar sendet, pra të vihej a, b, c, d, e tjera me radhë se thotë ligji. Por ndrkohë një pikë e të njëjtit nen, po ta hapim kodin e procedurës penale, një pikë e të njëjtit nen thotë: nëse oficeri i policisë gjyqësore, ose ose oficeri i BKH konstaton në banesë, në ambient zyre apo ambient tjetër një provë e cila mund të jetë vendimtare për hetimin dhe për zgjidhjen e çështjes në tërrësi, e me këtë provë.

Eugen Beci: Si vlerësohet kjo?

Klodiana Lala: Të lutem o Eugen më lërë ta mbaroj pastaj.

Eugen Beci: Po nuk vlerësohet kështu ora.

Klodiana Lala: Tani ta them si e di unë, pastaj ma shpjego si e di ti.

Eugen Beci: Jo si e di ligji, jo si e dimë ne.

Klodiana Lala: Po dhe ligji është shumë i qartë. Ta hapim nenin? Hapim nenin dhe të sfidoj.

Eugen Beci: Ça do bësh?... aman Klodi, të lutem

Klodiana Lala: Atëherë, në momentin që konstatohet këtë provë, e cila mund të mos jetë në vendimin e gjykatës, e vlerëson prokurori. Dhe prokurori mund të thotë po më shërbeu në hetim, ose është tejkaluar dhe kthehet mbrapsht. Por sendet që janë marrë, kanë qenë në vendim.

Eugen Beci: Zoti Fevziu, ka të drejt zonja Lala e pranova sfidën po e shpjegoj: Në bazë të nenit 207 të kodit të procedurës penale, sekuestrimi gjatë kontrollit të banesës bëhet me kusht që të jetë përcaktuar me vendim për lejimin e kontrollit të çdo sendi. Pika e dytë: Sende të tjera të gjetura gjatë kontrollit që nuk përfshihen në vendimin përkatës, por që lidhen me të njëjtën vepër penale, pra të cilat duhet t’i provosh në dokumentacion aty, mund të sekuestrohen duke respektuar dispozitat e tjera.

 

 

 

Video

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

Një pallat në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë katin e fundit të ndërtesës. Pamjet tregojnë flakët që përhapen në pjesën e sipërme të pallatit, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.

Nisin arrestimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme