Politika 9 December 2024, 14:24 Nga VNA

Berisha: Pres administratën Trump për të nisur përpjekjet për zhbërjen e vendimit “non grata”

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Pres administratën Trump për të nisur përpjekjet

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se është i vendosur të luftojë për zhbërjen e vendimit që e shpalli atë “non grata” nga SHBA, por tha se do të presë derisa administrata e Presidentit të zgjedhur, Donald Trump, të marrë pushtetin.

“Siç kam theksuar, i gjithë problemi im dhe vendimi im për moslobim lidhej me ata që kryen grushtin e shtetit ndaj opozitës shqiptare. Me përpjekjen antidemokratike për të kontrolluar opozitën, kontrolluar kryetarin e saj, për ta shndërruar opozitën në një vegël të Edi Ramës,” tha Berisha.

Duke iu referuar vendimit kundër tij, ai e quajti atë “një njollë të zezë për ata që e vendosën” dhe u zotua se do të ndjekë të gjitha hapat e nevojshëm për të zhbërë këtë akt.

“Tani që ata dorëzojnë pushtetin, unë pres dorëzimin e pushtetit nga ana e tyre, që unë të filloj përpjekjet e mia për të paraqitur këtë akt, që do të ngelet, në historinë e demokracisë, si një njollë e zezë për ata që e vendosën,” shtoi ai.

Berisha theksoi se veprimet e tij do të fillojnë pasi administrata e re e Trump të inaugurohet dhe të nisë punën.

Video

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme