Politika 9 December 2024, 12:47 Nga VNA

Rama riorganizon drejtuesit politikë të PS për zgjedhjet e 11 majit, Klosi në Dibër, Vengu në Vlorë

Ndaje në Whatsapp
Rama riorganizon drejtuesit politikë të PS për zgjedhjet e 11

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Kryesinë e Partisë Socialiste për të diskutuar mbi organizimin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025. Në fokus të takimit ishin ndryshimet në drejtimin politik të qarqeve, një lëvizje që synon forcimin e strukturave në qarqet kryesore.

Blendi Klosi është emëruar drejtues politik i Qarkut të Dibrës, duke zëvendësuar Blendi Gonxhen, i cili tashmë do të jetë përgjegjës për organizimin e fushatës elektorale në Qarkun Tiranë. Gonxhe do të bashkëpunojë me ekipin e përbërë nga Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me fokus të veçantë zonën e Kombinatit.

Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, është caktuar si i angazhuar në Qarkun e Vlorës përkrah Bledi Çuçit, për të organizuar strukturat e PS-së në këtë zonë.

Video

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme