Politika 7 December 2024, 12:26 Nga VNA

PD nuk mori pjesë në protestën e PL para SPAK/ Mërtiri: Meta nuk ka çfarë të humbë, Berisha ka…

Ndaje në Whatsapp
PD nuk mori pjesë në protestën e PL para SPAK/ Mërtiri: Meta

Ditën e djeshme, Partia e Lirisë organizoi një protestë prej rreth 60 minutash para Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në shenjë revolte ndaj arrestimit të kryetarit të saj, Ilir Meta. Kjo ishte protesta e parë e një force politike kundër SPAK-ut. Gjatë tubimit, protestuesit hodhën parulla kundër prokurorëve të SPAK-ut, të cilët, sipas Partisë së Lirisë, po përdoren nga qeveria për të goditur opozitën.

Në protestë nuk mori pjesë aleati i Ilir Metës, Sali Berisha, dhe asnjë nga anëtarët e Partisë Demokratike nuk iu bashkua tubimit të Partisë së Lirisë.

Analisti Ergys Mërtiri, në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, theksoi se një forcë politike nuk duhet të protestojë para një institucioni të drejtësisë, pasi kjo krijon një konflikt interesi. Ai shtoi se mungesa e Berishës në protestë mund të lidhet me faktin se, ndryshe nga Meta, Berisha ka ende kredenciale politike që mund t’i përdorë për të mbrojtur veten nga hetimi.

Mërtiri e cilësoi protestën si një precedent të gabuar për politikën shqiptare, duke theksuar se Partia Demokratike e ka mbështetur protestën, por nuk ka marrë pjesë në të. Ai theksoi gjithashtu se çdo politikan shqiptar që përballet me një akuzë duhet të ketë interes të hetohet, dhe se sulmi ndaj SPAK-ut tregon që ata që janë nën hetim ndihen të rrezikuar dhe të frikësuar.

Gazetarja: Pse Berisha nuk shkoi në protestë?

Mërtiri: Berisha, ndryshe nga Meta që nuk ka çfarë të humbë, kërkon të mbajë pozitat e tij në politikë. Ai ka ende kredenciale politike, të cilat mund t’i përdorë për t’u mbrojtur nga hetimi.

 

Video

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme