Politika 6 December 2024, 17:14 Nga VNA

Ja çfarë sekuestroi SPAK te "Harabeli" i Ajola Xoxës. Kryebashkiaku Erion Veliaj hesht për kontrollet

Ndaje në Whatsapp
Ja çfarë sekuestroi SPAK te "Harabeli" i Ajola Xoxës.
Erion Veliaj pritet të mbërrijë në orën 18:00 në Shqipëri nga Gjermania, ku ishte për një vizitë zyrtare. Deri më tani, kryebashkiaku nuk ka bërë asnjë koment lidhur me veprimet e SPAK, i cili, me vendim gjykate, sekuestroi celularin e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, dhe kreu kontroll në shtëpinë e vëllait të tij, si edhe në qendrën artistike "Harabel".

Sipas burimeve të VNA, në qendrën "Harabel" janë sekuestruar dokumente, kontrata, fatura pagesash dhe transaksionesh. Këto materiale pritet t’i shërbejnë SPAK për hetimin që po zhvillon ndaj Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.

Në orët e mëngjesit, hetuesit e BKH priten për më shumë se 1 orë e 40 minuta për të hyrë në vilën e z. Veliaj, pasi bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, nuk hapi derën. Në hyrjen e shtëpisë u vu re prania e Alb Dabullës, djalit të Arta Dades, një figure e njohur e Partisë Socialiste. Ndërkohë, në shtëpinë e Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut, hetuesit sekuestruan dokumente dhe pajisje, të cilat do të analizohen nga SPAK.

Video

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme