Politika 9 December 2024, 11:06 Nga VNA

Rama mbledh kryesine/ Fokus organizimi i zgjedhjeve

Ndaje në Whatsapp
Rama mbledh kryesine/ Fokus organizimi i zgjedhjeve

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Kryesinë e Partisë Socialiste në selinë rozë, ku fokusi kryesor ishte organizimi i zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.

Në këtë takim, është diskutuar për ndryshime në drejtimin politik të qarqeve. Sipas raportimeve, Blendi Klosi pritet të emërohet si drejtues politik i Qarkut Dibër, duke zëvendësuar Blendi Gonxhen. Ky i fundit do të marrë përsipër organizimin e fushatës elektorale në Qarkun Tiranë, duke iu bashkuar ekipit të përbërë nga Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ky riorganizim duket se synon forcimin e strukturave të PS-së në qarqet kryesore, duke i dhënë një rëndësi të veçantë Qarkut Tiranë si bastion elektoral.

Video

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme