Politika 7 December 2024, 15:04 Nga VNA

Berisha paralajmëron: Patronazhistët në burg!

Ndaje në Whatsapp
Berisha paralajmëron: Patronazhistët në burg!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të ashpër gjatë një komunikimi publik, ku akuzoi patronazhistët për ushtrim presioni ndaj qytetarëve dhe përfshirje në krime elektorale. Ai paralajmëroi masa të rënda kundër tyre, duke i quajtur "kriminelë elektoralë" dhe "terroristë elektoralë".

"Deklaroj me përgjegjësi të plotë para jush, se çdo patronazhist e shpall kriminel elektoral, terrorist elektoral dhe do të gjykohen me rreptësinë më të madhe për veprimtarinë e tyre kriminale elektorale," tha Berisha.

Në fjalën e tij, Berisha iu referua një raportimi të Zërit të Amerikës, ku pretendohet se 20% e qytetarëve shqiptarë kanë votuar nën presionin e patronazhistëve. Ai e konsideroi këtë situatë si një formë terrori politik, duke premtuar ndëshkime të rënda për ata që kryejnë këto veprime.

"Do mjerohen me ndërhyrjet e tyre, krimin e tyre elektoral," shtoi ai, duke nënvizuar se Partia Demokratike është e vendosur të luftojë këtë fenomen dhe të rivendosë integritetin e procesit zgjedhor.

Berisha përfundoi duke bërë thirrje për reflektim tek ata që janë të përfshirë në aktivitete patronazhi, duke theksuar se "stina politike është kundër qeverisjes aktuale" dhe se "koha është e opozitës."

Video

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme