Politika 9 December 2024, 23:02 Nga VNA

DASH vlerësoi Dumanin me çmim/ Ambasada e SHBA: Nderim për vendosmërinë, guximin dhe integritetin e palëkundur në ndjekjen e drejtësisë

Ndaje në Whatsapp
DASH vlerësoi Dumanin me çmim/ Ambasada e SHBA: Nderim për

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pas vlerësimit të Altin Dumanit me Çmimin për Kampionët Kundër Korrupsionit për vitin 2024. Në një reagim në rrjetet sociale, ambasada shprehu urimet për Dumanin për përpjekjet e tij të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit, duke nderuar vendosmërinë, guximin dhe integritetin e tij.

"Puna juaj frymëzon ata që besojnë në fuqinë e së vërtetës dhe llogaridhënies," theksohet në reagim. Ambasada e SHBA siguroi se do të vazhdojë të bashkëpunojë me të dhe me institucionet e drejtësisë për të siguruar barazinë përpara ligjit për të gjithë qytetarët shqiptarë.

“Ambasada e SHBA i shpreh urimet Altin Dumanit për vlerësimin me Çmimin për Kampionët Kundër Korrupsionit për vitin 2024 në vlerësim të përpjekjeve të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit. Ky çmim nderon vendosmërinë, guximin dhe integritetin tuaj të palëkundur në ndjekjen e drejtësisë në emër të popullit shqiptar. Puna juaj frymëzon të gjithë ata që besojnë në fuqinë e së vërtetës dhe llogaridhënies. Ambasada e SHBA do të vazhdojë të punojë me ju, me SPAK dhe me të gjithë institucionet e drejtësisë për të bërë realitet barazinë përpara ligjit për të gjithë qytetarët e Shqipërisë”, thuhet ne reagimin e ambasadës.

 

Video

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

Një pallat në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë katin e fundit të ndërtesës. Pamjet tregojnë flakët që përhapen në pjesën e sipërme të pallatit, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.

Nisin arrestimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme