Politika 9 December 2024, 16:17 Nga VNA

Brenda tre javëve PS krijon regjistër me të dhënat e emigrantëve shqiptarë

Ndaje në Whatsapp
Brenda tre javëve PS krijon regjistër me të dhënat e
  • ‌Sipas mediave Rama ka dhënë urdhër të prerë në mbledhjen e Kryesisë: Regjistroni çdo shqiptar që jeton jashtë vendi. 
  • ‌ Kushtetuta e Shqipërisë përcakton se: Askush nuk duhet të mbledhë të dhëna personale pa ligj dhe pa pëlqimin e tyre.

Në mbledhjen e Kryesisë të Partisë Socialiste, kryetari i kësaj partie, njëkohësisht edhe kryeministër, Edi Rama, ka bërë disa ndryshime për drejtuesit e degëve të PS. Kështu, z.Blendi Klosi u emërua si drejtues për Dibrën, z.Pirro Vengu si drejtues politik për Vlorën. Ndërkohë, sipas burimeve mediatike, mësohet se në ketë mbledhje janë dhënë disa porosi, fokusi kryesor i të cilave shkon për zgjedhjet parlamentare 2025. Kështu, sipas burimeve mediatike, mësohet se socialistëve iu është lënë 2-3 javë afat për identifikimin e emigrantëve dhe regjistrimin e tyre në regjistrat e PS. Përse Edi Rama dhe PS duhet të mbledhë të dhënat personale të shqiptarëve jashtë shtetit? Kësaj pyetje i ka dhënë përgjigje anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Bardh Spahia në një deklaratë për mediat denoncoi Partinë Socialiste se po përpiqet të manipulojë votën e emigrantëve. "Institucionet shtetërore kanë shpërndarë tek punonjësit formularë për t’i plotësuar me të paktën 10 kontakte të familjarëve apo miqve në emigracion. Kush bën rezistencë dhe nuk bën punën e partisë, merr kërcënime për t’u larguar nga vendi i punës"-denoncoi Bardhi. Sipas PD, po përgatitet skema e patronazhimit të diasporës për zgjedhjet e 11 majit! Sakaq, Kushtetuta e Shqipërisë përcakton se: Askush nuk duhet të mbledhë të dhëna personale pa ligj dhe pa pëlqimin e tyre.

Video

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme