Kronika 4 August 2024, 12:23 Nga VNA

Kërcënuan taksistin dhe i vodhën xhiron ditore, arrestohet çifti në Durrës

Ndaje në Whatsapp
Kërcënuan taksistin dhe i vodhën xhiron ditore, arrestohet

Të dyshuarit, identifikuar si Agron Braha nga Durrësi dhe Viola Bodlli nga Kavaja, hipën në taksinë e drejtuar nga shtetasi I. K. Me të hipur në taksi, A. Braha kërcënoi taksistin me një thikë, ndërsa 29-vjeçarja Bodlli i mori një shumë parash nga makina. Paratë ishin e gjithë xhiro ditore e taksistit.

Policia identifikoi dhe arrestoi autorët e dyshuar. Materialet për ngjarjen janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për procedurat e mëtejshme ligjore.

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme