Kronika 2 August 2024, 20:45 Nga VNA

Drejtori i përgjithshëm i rrugores dhunon qytetarin e pambrojtur. Altin Qato godet protestuesin, Ministria e Brendshme hesht

Ndaje në Whatsapp
Drejtori i përgjithshëm i rrugores dhunon qytetarin e pambrojtur.

Në një video të siguruar nga VNA shihet qartë drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Altin Qato që godet një qytetar. Ngjarja ka ndodhur pas protestës së sotme ndërsa policia ka shoqëruar disa protestues. Në pamjet filmike duket një djalë i ri, i shoqëruar nga forcat e rendit, që nuk kundërshton dhe befas qëllohet me shpullë nga Altin Qato.

Përpos këtij akti flagrant dhe agresiv, nuk kuptohet se ç’punë ka një drejtor i policisë rrugore të shoqërojë protestuesit kur kjo është detyrë e policisë së rendit.

Sa i përketë protestës, ky ishte tubimi i tretë që pas ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar. Banorët e Krujës dhe Fushë-Krujës shprehen se janë të izoluar nga kjo rrugë pasi nuk kanë akses në të. Ata kanë protestuar dhe herë të tjera, policia ka bërë detyrën e sot dhe vetëm sot u shënua kjo ngjarje e shëmtuar. Ende nuk ka asnjë reagim nga Ministri i Brendshëm për këtë rast.

 

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/vna.al/wp-content/uploads/2024/08/WhatsApp-Video-2024-08-02-at-8.04.23-PM.mp4"][/video]

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme