Kronika 1 August 2024, 18:51 Nga VNA

E rëndë/ Aksidentohet familja shqiptare në Greqi, një viktimë dhe dy të plagosur

Ndaje në Whatsapp
E rëndë/ Aksidentohet familja shqiptare në Greqi, një

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi, ku makina e një familje shqiptare ka përfunduar e përmbysur në greminë.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e Agrinios dhe si pasojë ka ndërruar jetë Ana Prifka, ndërsa në spital janë vajza e saj 22 vjeçare, Karolina Prifka dhe bashkëshorti që ishte dhe shofer, Vasil Prifka, jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur kur drejtuesi i mjetit për arsye të paditura ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Shkaku i saktë i aksidentit po hetohet nga policia.

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme