Kronika 31 July 2024, 14:16 Nga VNA

Gazment Bardhi kërkon nga SPAK të hetojë ministrin e sapoemëruar Pirro Vengu

Ndaje në Whatsapp

Gazment Bardhi në cilësinë e kreut të grupit Parlamentar të Partisë Demokratike kërkon nga SPAK hetimin e ish-drejtorit të Autoritetit Portual Durrës, Pirro Vëngu, i sapobetuar si Ministër i Mbrojtjes. PD e akuzon Vëngun për abuzime me procedurën e tenderit për portin e ri të Durrësit në Porto Romano. “Nga burime të hapura dhe shqyrtimi i procedurës përkatëse rezulton se në muajin korrik 2024 Autoriteti Portual Durrës ka nënshkruar një kontratë konsulence me kompaninë Holandeze Royal Haskoning DHV, me vlerë 12 milionë euro, për mbikëqyrjen e punimeve për ndërtimin e portit të ri të integruar të Durrësit në Porto-Romano.

Kjo kontratë është lidhur me negocim të drejtpërdrejtë ndërmjet drejtorit të Autoritetit Portual Durrës, Pirro Vëngu dhe përfaqësuesve të kompanisë private Royal Haskoning DHV, pa iu nënshtruar procedurave të zakonshme të prokurimit public, që nënkuptojnë njoftimin public për tender, paraqitjen e ofertave, vlerësimin e tyre, përzgjedhjen e fituesit dhe nënshkrimin e kontratës, në shkelje të parimeve të barazisë, konkurrencës së lirë dhe trasparencës. Duhet qartë që në nënshkrimin e kësaj kontratë konsulence me një vlerë shumë të lartë ish drekjtori I Autoritetit Portual Durrës, Pirro Vëngu ka shmangur të gjitha rregullat e prokurimit public, duke përzgjedhur drejtpërdrejtë kompaninë fituese, duke cënuar haptazi interesin publike dhe duke dëmtuar rëndë buxhetin e shtetit, me qëllim përfitimin ekonomik të subjektit privat”, thekson Bardhi.

Nisur sa më sipër Gazment Bardhi kërkon nga SPAK të hetojë Vëngun, pasi sipas tij ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova, që ai ka konsumuar veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “shkeljes së barazisë në tendera”.

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme